
10 tempuj te lashte qe ende ekzistojne!
Tempujt janë vende të shenjta adhurimi. Ato janë ndërtuar që nga kohërat e lashta në një numër të madh, një pjesë e tyre janë shkatërruar dhe harruar tërësisht. Megjithatë, disa prej tyre kanë rezistuar me shekuj dhe mbeten në gjendje të mrekullueshme edhe në ditët tona.
10.Tempulli Wat Phra Si Sanphet
Wat Phra Si Sanphet, apo tempullit i Budës Si Sanphet, është ndërtuar rreth shekullit të 15-të. Ndryshe nga tempujt e tjerë në Tajlandë, murgjit nuk u lejuan të jetojnë në të. Në vend të kësaj, ajo është përdorur vetëm për magazinimin e sendeve dhe kryerjen e ceremonive mbretërore. Në 1491, Mbreti Ramathibodi II ndërtoi dy “chedis” në tempull për të vendosur eshtrat e anëtarëve të familjes së tij. Chedis janë një pjesë jetike e tempujve në Tajlandë. Ato janë ndërtuar mbi trupin e një të vdekuri pasi ai është djegur, në mënyrë që hiri i tij të ngelet brenda kësaj ndërtesë.
Në chedis-in e parë Ramathibodi II, ruajti hirin e babait të tij të ndjerë ndërsa në tjetrin hirin e vëllait të tij. Shtatë vjet më vonë, ai ndërtoi një sallë ku ishte vendosur statuja e Budës Phra Si Sanphet. Statuja ishte e mbuluar në rreth 200 kg ar. Për fat të keq ari që mbulonte statujën u plaçkit në 1767 nga ushtria pushtuese Burmese, e cila gjithashtu shkatërroi shumicën e tempullit.
9. Tempulli Dwarkadhish
Suvarna Dwarka, një qytet në Anarta-n e lashtë, Indi, ishte kryeqyteti i mbretërisë së Lord Krishna. Kjo është shtëpia e tempullit Dwarkadhish, i cili konsiderohet si një nga vendet më të shenjta në botë nga hindutë. Dwarkadhis është gjithashtu një nga vendet më të rëndësishme për pelegrinazhe.
Idhulli kryesor është imazhi i Krishna, i përshkruar si zot Vishnu, me katër krahë. Besohet se Krishna është një mishërim i Vishnu. Ka edhe idhujt të tjerë si Baldejvi (vëllai i Krishna-së), Pradyumna (i biri i Krishna-së) dhe Aniruddha (nipi). Ka edhe disa tempujt të tjerë të cilët janë ndërtuar për t’ju përkushtuar nënës së tij, Shiva, dhe tij.
Ndërtesa është pesë-katëshe, ka 72 kolona dhe një majë tempullit 78 metra të lartë. Në krye të tempullit është një flamur me imazhet e Diellit dhe Hënës, 25 metra të lartë. Tempulli 2500-vjeçar ka dy hyrje: Hyrjen veriore të quajtur "Moksha Dwara", që do të thotë "Dera e Shpëtimit ", dhe hyrjen jugore të quajtur "Swarga Dwara", që do të thotë "Porta e Parajsës."
8.Tempulli Wat Tham Suea
Wat Tham Suea është i vendosur në Tajlandë dhe u quajt si: "Tempulli i Shpellës së Tigerit". Është i konsideruar si një vend i shenjtë nga budistët në Krabi të Tajlandës. Rreth 250 murgj dhe murgesha jetojnë aktualisht në tempull për ta ruajtur. Turistët vijnë më shumë për shtëpitë, për bukurinë befasuees natyrore të pyllit përreth. Pemët masive Banyan rriten kudo, dhe një nga këto, njihet me nofkën “Pema e Mrekullive”. Besohet se kjo pemë ka sistemin më të madh të rrënjëve së çdo pemë tjetër në Tajlandë.
Arkeologët kanë zbuluar gjithashtu në zonën përreth tempullit, rruaza, qeramikë, dhe mjetet të bëra gjatë Epokës së Gurit. Shpella e tigerit është e rrethuar nga disa pjesë të ndërtuar në shpellë dhe shkëmbinj përreth ndërtesës kryesore; këto konvikte natyrore shërbejnë si vend jetese për murgjit. Tempulli në vetvete është i mbushur me kafka, skelete, dhe piktura eksplicite. Pjesa më e jashtëzakonshme e tempullit është ndoshta vend i shenjtë në majë të saj, por për të arritur atje, ju duhet të eci me mundim 1200 hapa.
7. Tempulli Wat Tilok Aram
Wat Tilam Aram është mbi 500 vjet e vjetër, dhe ajo vjen me një fakt interesante historik, shumica e të gjithë intrigës së saj vjen nga historia e kohëve të fundit. Tempulli besohet të ketë qenë ndërtuar nga Mbreti Tilokanart i dinastisë Mengrai. Dinasti e cila u përmbyt qëllimisht para 68 vjetëve më parë ,gjatë ndërtimit të liqenit Phayao.
Përpjekjet e fundit për kullimin e ujit rreth tempullit janë përballur me kundërshtime pasi mund të shkaktonin më shumë dëme në tempull. Projekti do të mund të ndikonte në peshkimin dhe të shkaktonte dëmtimin e ekosistemit.
Plani u braktis përfundimisht dhe një platformë lundrues u ndërtua mbi tempullin nënujor. Tempulli vetë ka pësuar dëme të shumta, dhe gjithcka që mbetet nga ai, janë katër polet, disa rrënoja, dhe një mur masiv betoni.
6. Piramida e Magjistarit (Pyramid Of The Magician)
Uxmal, do të thotë "i ndërtuar tri herë", është një qytet i shkatërruar nga Maja në Jukatan, Meksikë. Ajo u shpall si pjesë e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në 1996. Një nga monumentet e saj kryesore është "Piramida e Magjistarit", e cila është quajtur edhe "Shtëpia e Xhuxhit" për shkak të besimit se është ndërtuar nga një xhuxh i krijuar nga veza.Sipas legjendës, xhuxhi u rrit brenda një nate dhe po brenda një nate ndërtoi piramidën. Në realitet, Piramida u ndërtua në shekullin e gjashtë.
Piramida mbresëlënëse, 35 metra e gjatë, është ndërtesa më e madhe në Uxmal. Ajo në fakt përmban disa tempuj të cilët janë ndërtuar para piramidës. Tempulli i IV, një nga tempujt në krye të piramidës ka 12 maska të varura rreth hyrjes së saj.
Maska besohet se përfaqësonte Chac, perëndinë e shiut, por kjo ka qenë kundërshtuar nga shumica. Një tjetër tempull, ai i pesti, është ndërtuar 1000 vjet pas Krishtit. Mund të ketë qenë frymëzuar nga Pallati i Guvernatorit, i cili qëndronte afër kësaj piramide.
5.Tempulli i Mbrishkrimeve (Temple Of The Inscriptions)
Tempulli i Mbishkrimeve është një tjetër tempull i fisit Maja, i ndërtuar në majë të një piramide që është ngritur mes viteve 672 dhe 682 pas Krishtit. Rreth 20 metra i lartë, tempulli ka katër kolona të dekoruara me imazhin e disa të rriturve që mbajnë një fëmijë të deformuar, i cili ka një këmbë si të gjarpërit me gjashtë gishtërinj.
Emri i tempullit e ka prejardhjen nga tri pllaka që ndodhen në brendësi, të cilat janë të shënuara me shkrime “glyphs” të Majave dhe datën 692 pas Krishtit.
Njëra është gdhendur me emrat e mbretërve të hershëm Maja, të mbretit Pakal, ndërsa një tjetër jep informacion në lidhje me jetën e Pakal. Ato gjithashtu japin informacion për të ardhmen-e vitit 4772, për të qenë të saktë. Tempulli përmban gjithashtu një nga monumentet më të njohura ikonografike në historinë e fisit Maja: Kapaku i një arkivoli prej guri që tregon së mbreti Paskal ka shkuar në botën e përtejme.
4. Tempulli Asamai
Popullsia Hindu e Afganistanit është reduktuar në masë të madhe vitet e fundit për shkak të presionit nga muxhahidët dhe talibanët, të cilët i detyruan ata të largoheshin për në Indi. Brenda nëntë viteve, numri i adhuruesve hindu në Afganistan ra nga 20.000 familje në vetëm 500. Tempulli Asamai në Kabul është një nga disa tempuj që ende ekzistojnë sot në Afganistan.
Tempulli e ka marrë emrin sipas malit Asamai, ose Koh-i-Asamai. Vetë mali ishte emërtuar nga Asha, perëndesha e shpresës.
Sipas legjendës, Asha jetontë në krye të malit. Besohet se në tempull, drita e pandërprerë ose Akhand Jyoti, është djegur vazhdimisht për 4000 vjet. Brenda në tempull është guri i Panjshir Ka Jogi, i cili besohet të jetë i lashtë qindra mijëra vjet. Sipas legjendës është emëruar sipas një hinduje asketike që meditonte në Luginën Panjshir. Pasi filloi të ngacmohej nga popullata lokale, u detyrua të dorëzohej në një gur.
3. The Great Plaza Temples
Plaza e Madhe është ndërtesa më e rëndësishme në Tilak të Guatemalës. Ajo gjithashtu është shtëpi për dy tempuj: tempulli Majan I, i është quajtur ndryshe edhe si "Tempulli Jaguar i Madh", dhe Tempull II, i quajtur edhe si "Tempulli i maskës." Tempulli I, u ndërtua nga Ah Cacao, i cili ishte i njohur edhe si Jasaw Chan K'awiil. Ah Cacao ishte përgjegjës për sjelljen e Tilak përsëri në pozicionin e saj origjinal të pasurisë dhe pushtetit, pas një periudhe rënie prej më shumë se 150 vjetësh.
Ndryshe nga shumë ndërtesa të tjera në Tilak, Tempujt e Plazes së Madhe janë ndërtuar brenda një kohe të shkurtër. Ah Cacao ishte në gjendje që të përfundonte ndërtimin e Tempullit II por la pa ndërtuar Tempullin I, i cili do të ishte një vend për prehjen e tij pas vdekjes, e cila do të kompletohej nga djali i tij. Majat e lashta besonin se tempulli isha porta për botën e nëndheshme. Kur Ah Cacao ndërroi jetë, djali i tij e varrosi bashkë me sende qeramike, gurë të cmuar, perla, etj dhe pastaj ndërtoi Tempullin I si varr për të atin.
2. Varaha Cave Temple
Tempulli Varaha ndodhet në Mahabalipuram të Indisë dhe është ndërtuar në një shpat mali në shekullin e shtatë. Është dedikuar për Vishnu, dhe përmban disa nga skulpturat hinduse prej guri më të ndërlikuar në botë. Këto përfshijnë skulptura shumë të detajuara dy-dimensionale të Lakshmi, Durga, dhe Varaha, mishërimi i Vishnu si formë derri. Shtyllat e tempullit janë gdhendur që të duken si luanë, dhe disa panele të tjera tregojnë se Varaha mbante Bhudevi-n, perëndeshën e nënës Tokë dhe Oqeanit.
1. Tempulli Dendur
Tempulli i Dendur është një tempull egjiptian që ndodhet aktualisht në Nju Jork, është ndërtuar në Egjipt në shekullin e 15 para erës sonë gjatë sundimit të perandorit romak Augustus Caesar. Tempulli është dhënë për Shtetet e Bashkuara në 1965 dhe aktualisht është i hapur për publikun në Muzeun Metropolitan të Artit. Tempulli nderon perëndeshën Isis dhe dy perëndi të tjera, Harpokrateve dhe Osiris. Ajo gjithashtu nderon Peteese dhe PIHOR, bij të një shefi nubian që i ndihmoi romakët gjatë luftës.
Tempulli u hoq nga vendi i tij origjinal së bashku me disa tempuj të tjerë për të parandaluar atë që të dëmtohej nga ujërat në rritje të liqenit Nasser. Ndërsa shumica e tempujve të tjerë thjesht u zhvendos në zonë më të largët, Egjipti vendosi që këtë tempull ta japë për SHBA si një falenderim për ndihmën e dhënë.Tempulli u shpërbë në 642 blloqe dhe peshonte më shumë se 800 ton në total, para se të paketohej në 661 arka për ta dërguar më pas në SHBA.
Më të lexuarat








